Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias deklaroi se negociatat e pasuksesshme për bashkimin e sërishëm të ishullit Kretë kanë treguar se Turqia nuk është e gatshme për marrëveshje rreth kësaj çështje.
Ai theksoi se negociatat në vendin turistik zviceran Kran Montana nuk kanë pasur progres për shkak të insistimit të Turqisë për ta lënë ushtrinë e vet në Qipro dhe ta ruaj të drejtën e intervenimit ushtarak në ishull. Koxias theksoi se gjatë negociatave eventuale paqësore fillimisht do të duhet të zgjidhet kjo çështje kryesore.
Shefi i diplomacisë greke shtoi se raundi i ri eventual i negociatave paqësore për Qipron duhet të përgatitet më mirë.
Koxias dërgoi kritika për të dërguarin special të KB-së për çështjen qipriote, Espen Bart Aide se ka qenë i papërgatitur.