Kam pasur një takim shumë interesant dhe serioz me zotëri Nimicin, i cili para ca kohësh qëndroi në Shkup. Ai më informoi për klimën atje, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias pas takimit të sotëm me ndërmjetësuesin Metju Nimic në Bruksel.

Ai, siç informoi Ministria greke e Punëve të Jashtme e ka informuar ndërmjetësin për qëndrimin e Athinës pas takimeve të cilat autoritetet greke i kanë pasur “me Qeverinë e re të fqinjit verior”.

“U dakorduam të mbetemi në kontakt dhe të kërkojmë mënyra me të cilat mund të hapim proces që të gjendet zgjidhje”, ka thënë Koxias.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Greqia ka indikacione për vullnet të mirë nga Qeveria në Shkup, me shefin e diplomacisë greke është përgjigjur se “ka komunikim”.

“Komunikim po. Esencën duhet ta tregojnë”, ka deklaruar Koxias.