Gjykata e Rrethit në See-Gaster në kantonin zviceran të St. Gallen është duke trajtuar një rast pak më të veçantë të një të pandehuri 60-vjeçar, i cili thuhet të jetë nga Kosova.

Sipas “tagblatt.ch” ai akuzohet për disa raste, por ngarkohet edhe për keqtrajtim të kafshëve. Mbi të gjitha, akuza e fundit doli të jetë shumë bizare, transmeton albinfo.ch.

Fillimisht, kosovari ishte paditur nga një familje fshatare, sepse 60-vjeçari i kishte hyrë pa leje në ahurin  e lopëve të tyre. Kur fermerët vunë re se diçka nuk ishte në rregull me stallën e tyre, ata instaluan një kamerë survejimi që e filmonte të pandehurin kur ai hynte brenda pa lejen e tyre.

Global

Kamera e survejimit kishte regjistruar skena absurde, kur 60-vjeçari kishte marrëdhënie seksuale me kafshët. Në gjykatë, i pandehuri pranoi se kishte bërë tri herë marrëdhënie seksuale me lopën e zviceranit.

Me sa duket, ai keqtrajtonte të njëjtën lopë disa herë ngase ajo nuk kishte lëvizur, ishte arsyetuar në gjykatë kosovari.

T mobile In article [4]

Megjithëse i pandehuri kishte bërë një rrëfim në gjykatë, ai nuk mund ta justifikonte veprimin e tij të turpshëm. Ai ishte i zemëruar me veten se kishte abuzuar me lopën, shkruan “tagblatt.ch”. Ai kërkoi falje pronarëve të lopës për veprën e tij dhe u zotua se kurrë nuk do ta bëjë të njëjtin veprim, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, pendimi në gjykatë nuk mund t’a mbronte kosovarin nga ndëshkimi: prokurori publik zviceran kërkoi një gjobë prej rreth 11,300 euro për të pandehurin e dënuar më parë, të përshkruar si një pensionist i papunë invalidor. Mbrojtësit e kosovarit kërkuan nga ana tjetër që të lirohet nga akuza për keqtrajtim të kafshëve.