Pjong-jangu nuk është i aftë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çfarëdo shkalle të precizitetit edhe pse raketat e tyre kanë rreze veprimi, pasi që ato nuk kanë aftësinë e nevojshme të udhëheqjes, deklaroi sot zëvendës komandanti i shtabit të përgjithshëm amerikan Paul Selva.

“Nuk jam i bindur se testimi i kryer më 4 korrik ka treguar se ata kanë kapacitet për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çfarëdo shkalle të precizitetit… ose me sukses”, tha Selva para komitetit ushtarak të Senatit, transmeton Reuters.