Koreja e Veriut deklaroi sot se testimi i fundit i raketës ishte një paralajmërim i ashpër për SHBA-në dhe për vullnetin e saj për të goditur Phenianin me sanksione të reja dhe rikonfirmoi se do të përgjigjej në rast provokimesh ushtarake nga Uashingtoni.

Koreja e Veriut zhvilloi dy ditë më parë testimin e dytë të raketës balistike ndërkontinentale (ICBM) në një muaj.

Lideri koreano-verior, Kim Jong-Un konfirmoi se vendi i tij kishte tashmë kapacitetin për të goditur çdo territor amerikan.

“Testimi i raketës ICBM (…) ka qenë i destinuar këtë herë për të dërguar një paralajmërim të ashpër për SHBA-në, që shton vërejtjet dhe reagon me sanksione duke rritur presionin ndaj RPDC (Republika Popullore Demokratike e Koresë)”, deklaroi Ministria koreano-verior i Punëve të Jashtme në një komunikatë publikuar nga agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA