Koreja e Veriut ka kërcënuar të masakrojë mijëra trupa amerikanë të vendosur në Korenë e Jugut nëse Donald Trump “vazhdon të kërkojë konfrontim ushtarak “.

Në një paralajmërim të bujshëm, shteti totalitar pohoi se raketat e tij mund të ndërmarrin një sërë sulmesh ushtarake amerikane në Gadishullin Korean.

Të premten, ushtria amerikane hapi një selie të re në garnizonin në Pyeongtaek – vetëm 200 milje në jug të kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenianit.

Por një zëdhënës i ushtrisë së Koresë së Veriut tha se baza nuk do të shpëtonte trupat amerikane nga asgjësimi.

“Sa më e madhe të jetë baza ushtarake amerikane, aq më efikase do të jetë për ushtrinë tonë të godasë objektivat”, i tha ai Agjencisë Qendrore të lajmeve të shtetit komunist.

T mobile In article [4]

Aktualisht rreth 25,000 ushtarë amerikanë janëë vendosur në kampin Humphreys, dh më shumë personel ushtarak, familje dhe civilë pritet të vijnë në ditët në vazhdim.