Koreja e Veriut është goditur nga thatësira më e madhe që prej vitit 2001 duke dëmtuar rëndë prodhimin bujqësor, sipas një raporti të OKB-së të botuar dje.

“Sasia e reshjeve nën vlerën mesatare solli një rënie të prodhimit të të korrave të stinës, në muajin qershor si gruri, elbi dhe patatet, që u ulën me 30 për qind”, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

“Të korrat janë një burim i rëndësishëm ushqimi gjatë sezonit maj-shtator dhe importet e ushqimit do të nevojiten gjatë tre muajve të ardhshëm”, tha FAO.

Global

Një numër i panjohur personash nga Korea e Veriut kanë vdekur si pasojë e urisë gjatë viteve 1990-të, e shkaktuar nga kombinimi i thatësirës dhe krizës ekonomike.

Të dhënat kanë treguar se numri i të vdekurve varion nga qindra mijëra në disa milionë të vdekur.

T mobile In article [4]

Gjithashtu, në vitin 2001, vendi u godit nga thatësira më e gjatë e 300 viteve të fundit duke shkaktuar vdekjen e banorëve si pasojë e urisë.

“Situata e sigurisë së ushqimit në Korenë e Veriut pritet të përkeqësohet edhe më shumë, sepse shirat në korrik erdhën shumë vonë për të lejuar mbjelljen normale të prodhimeve kryesore të stinës , të korrura në mes të tetorit dhe të nëntorit”, njoftoi FAO.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), rreth 70 për qind e popullsisë së Koresë së Veriut ose 25, 1 milionë banorë “nuk e kanë të sigurtë ushqimin” që do të thotë se shumë persona vuajnë nga kequshqyerja kronike dhe se 1/4 e fëmijëve vuajnë nga mungesa e zhvillimit.

“Vendi është i prirur ndaj fatkeqësive natyrore dhe sanksionet e OKB-së në vend për programin e saj bërthamor kanë bërë përpjekje për ta ndihmuar atë gjatë vështirësive”, njoftoi WFP