Koreja e Veriut thotë se ka testuar me sukses një raketë “ndërkontinentale” me rreze të gjatë.

Shtetet e Bashkuara ishin të parat që njoftuan se Koreja e Veriut kishte gjuajtur një raketë drejt Japonisë.

Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut ka pretenduar suksesin e një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila potencialisht mund të arrijë në kontinentin amerikan.

Presidenti i Jugut, Moon Jae-in, tha se ushtria e vendit të tij po analizonte nisjen dhe mundësinë që raketa të ishte e llojit “ICBM”, e cila është e aftë të godasë SHBA-në.

Lideri suprem i Koresë së Veriut,  ka kryer edhe teste raketave të saj me rreze të gjatë por nuk ka pretenduar asnjëhere se ishin teste të suksesshme.

Presidenti Moon është zotuar të kërkojë dialog me regjimin e Kim për të frenuar ambiciet e tij bërthamore, një strategji në të cilën ai dhe Presidenti i SHBA Donald Trump thuhet se ranë dakord gjatë takimit të tyre të fundit.