Një shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali. Ai punonte kopshtar dhe një aksident gjatë punës i mori atij jetën.

27-vjeçari Kurt Nezha, ndërroi jetë në sallën e reanimacionit të spitalit të San Martinos në Itali, pasi nuk mundi t’i mbijetojë goditjes së marrë në kokë gjatë ditës së djeshme nga një trung peme.

Ai ishte duke punuar së bashku me një bashkëatdhetar në një kopsht në Arenzano. Vdekja cerebrale e të riut është diagnostifikuar mbrëmjen e sotme pasi gjendja e tij nuk u përmirësua pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale të cilës ju nënshtrua sapo mbërriti në spital.

Policia italiane është duke e hetuar ngjarjen si aksidentale. Ndërkohë mediat thonë se i riu kishte një muaj që i kishte mbaruar leja e qëndrimit në Itali dhe punonte në të zezë.