Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Metju Nimic dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias do të takohen nesër në Bruksel. Siç njoftojnë nga kabineti i Nimicit, takimi është thirrur me kërkesë të Greqisë.

Sipas kumtesës së OKB-së, në takimin Nimic-Koxias, do të bisedohet për mundësitë për zhvillim të bisedimeve për emrin. Koxias në Bruksel do të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, i cili duhet të diskutojë për ndryshimet në strategjitë e BE-së për punët e jashtme, sigurinë politike dhe migrimet, por dhe tema tjera.

Ndryshe, Nimic, pas takimit të tij në Shkup më 3 korrik me pjesëtarët e Qeverisë dhe opozitës, tha se është i inkurajuar nga zhvillimet pozitive e reja mes Maqedonisë dhe Greqisë, edhe pse nuk erdhi me ndonjë propozim konkret për çështjen e emrit. Ndryshe, Qeveria e re ka shtuar përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit, duke shfaqur qëndrimin që Maqedonia në strukturat euroatlantike me referencën “IRJM” dhe njëkohësisht të vazhdojë dialogu për gjetjen e zgjidhjes afatgjate.