Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan mbrëmë me shumicë të madhe miratoi propozim ligjin për vendosje të sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, edhe krahas kundërshtimit të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

Ligji u miratua me 419 vota “për” dhe vetëm tre “kundër”, me ç’rast ishte mbështetur edhe nga republikanët e Trampit e edhe nga demokratët.

Në pajtim me procedurën, ligji tani duhet të mbështetet edhe nga Senati, me ç’rast në fund duhet ta miratojë presidenti Tramp, i cili ka të drejtë edhe të vendosë veto ndaj dokumentit.

Senati tani për tani nuk paralajmëroi se kur ky propozim ligj do të gjendet për shqyrtim në këtë Dhomë të Kongresit, përderisa Shtëpia e Bardhë vetëm shkkurtimisht kumtoi se Tramp ende nuk ka vendosur nëse do ta miratojë tekstin ligjor.

Me ligjin, krahas masave plotësuese ndëshkuese ndaj tre vendeve, komplikohet edhe procedura për heqje të mundshme të sanksioneve nga ana e presidentit. Me ndryshimet, Tram nuk do të mund të sjellë vendim për heqje apo lehtësim të sanksioneve ndaj cilit do vend pa miratim nga Kongresi.

T mobile In article [4]