Një konflikt për motive të dobëta mes një grupi të rinjsh ka shkaktuar një viktimë dhe tre të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugë të fshatit Borsh të Sarandës fill pas mesnatës, në orën 00:40, ku të rinjtë janë përleshur mes tyre me mjete shpuese.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi  Premtim Brega, 31 vjeç banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.

Të plagosur kanë mbetur dhe shtetasit E.O 24 vjeç, D.K 24 vjeç dhe E.M 23 vjeç, të tre banues në Borsh.

Ata ndodhen në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se E.O ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime të lehta.

T mobile In article [4]

Policia ka bërë menjëherë arrestimin e një prej autorëve të dyshuar, shtetasin R.Sh 19 vjeç, banues në Vlorë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy prej autorëve të tjerë të  dyshuarN.H 20 vjeç dhe  Xh.M.

Policia vijon punën për zbardhjen  e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë./Oranews/

Global