Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar se kanë marrë besimin e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova për ta votuar Ramush Haradinajn si kryeministër.

Ai në emisionin Imazh në RTK, ka thënë se mbështetja e sotme nga familja Rugova ka qenë e hapur, dhe beson se ata nuk do ta thyejnë fjalën e dhënë.

“Kemi marrë mbështetjen e familjes Rugova, çka do të thotë se kemi marrë mbështetjen e deputetes Teuta Rugova. Mbështetja ka qenë e hapur e fort dhe transparente, nuk besoj se do të dal ndryshe”, ka thënë Nitaj.

Kandidati për kryeministër nga PAN sot ka realizuar një vizitë në familjen Rugova. 

Global