Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se Cristiano Ronaldo është në pushime të merituara dhe me 5 gusht do të kthehet në stërvitje.

“Ronaldo është i qet dhe po i shijon pushimet. Me 5 gusht do të në bashkohet në stërvitje”, tha Zidane.

Ky është një lajm shumë i keq për tifozët, pasi Ronaldo do të humbas Superkupën e Evropës ndaj Manchester Unitedit me 8 gusht dhe dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës me 13 dhe 16 gusht.

Kujtojmë që katër herë fituesi i “Topit të Artë” do t’i duhen disa javë stërvitje për të kapur formën më të mirë fizike.

Portugezi pritet të jetë gati vetëm për ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Ligas.

T mobile In article [4]
Global

Comments are closed.