Danilo do të largohet nga Real Madrid për të kaluar në Manchester City

Mbrojtësi brazilian, Danilo ka përshëndetur lojtarët e Real Madridit, pasi do të transferohet te skuadra angleze Manchester City.

Lojtari nesër pritet t’i bashkohet Cityt dhe pasi të kryej testet mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Nga shitja e Danilos Reali do të përfitojë 30 milionë euro, shkruan Marca.

Danilo do të jetë lojtari i gjashtë që largohet nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere, pas Pepe, Fabio Coentrao, James Rodriguez, Mariano Diaz dhe Alvaro Morata.