Fabio Coentrao tashmë është larguar nga Real Madrid për të kaluar në Sporting Lisbona
Mbrojtësi portugez, Fabio Contrao është largimi i dytë i madh i kësaj vere nga Real Madrid, pas Mariano Diaz që u transferua në Lyon.
Coentrao tashmë ka nënshkruar kontratë me skuadrën portugeze, Sporting Lisbona, shkruan A Bola.
Më herët Reali i kishte dhënë leje për kryerjen e testeve mjekësore, por transferimi ishte ndalur pas disa komplikimeve.
Tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi nga të dy skuadrat.
Përveç Marianos dhe Coentraos, nga Real Madrid pritet që të largohen edhe Danilo, James dhe Morata