Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më datën 11 korrik do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton gazeta serbe Blic,

Siç është raportuar nga gazeta serbe, Vuçiq nuk do të shkojë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse në atë kohë do të jetë në Stamboll.