23 vjeçari nga Gostivari ka humbur jetën konfirmimi vjen nga Spitali i Strugës .
Trupi pandjenja u nxorr nga liqeni dhe u dërgua në Spitalin e Strugës.I riu nga Gostivari ishte bashkë me të fejuarën në momentin kritik në varkën me pedalla vetëm disa metro në brendësi të liqenit .

Sipas pushuesve dhe dëshmitarëve okular që ndodheshin në plazh në ato momente, ekipet e shpëtimit kanë reaguar shumë me vonesë dhe policia është lajmëruar vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja. Sipas ligjeve pozitive çdo plazh duhet të ketë të siguruar ekipe shpëtimi të cilat gjatë sezonit duhet të jenë në gjendje gatishmërie për të shpëtuar pushuesit nëse u rrezikohet jeta. Por deri më tani, edhe pas shumë rasteve tragjike, asnjë nuk është sanksionuar për humbjen e jetës së pushuesve.