Konferencë rajonale për kursime energjitike përmes menaxhimit me të dhëna do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qendrës për efikasitet energjitik të Maqedonisë (MACEF), Shoqatës gjermane për bashkëpunim internacional (GIZ) dhe Agjencisë për energjitikë të Republikës së Maqedonisë.

Konferenca siç informojnë organizatorët, është në kuadër të projektit “MultEE”.

Projekti për ndjekje dhe menaxhim me efikasitet energjitik në më shumë nivele “MultEE” është mundësuar nga mekanizmi Horizont 2020 i BE-së me qëllim që të përmirësohet konsistenca dhe cilësia e planifikimit dhe zbatimit të politikave për efikasitet energjitik përmes skemave inovative për monitorim dhe verifikim, si dhe përmes koordinimit të përmirësuar midis niveleve të ndryshme administrative.