Transmetimi i praktikave dhe përvojave më të mira nga vendet evropiane për zbatimin e të drejtave nga pronësia intelektuale është qëllimi i tuning projektit 19-mujor “Përforcimi i zbatimit të të drejtave nga pronësia intelektuale”, konferenca e të cilit përfundimtare u mbajt sot.

Tuining projekti në vlerë prej 1,4 milionë euro që filloi në dhjetor të vitit 2015 dhe ka zgjatur deri në korrik këtë vit, e zbatoi Zyra daneze për patentë dhe marka tregtare në bashkëpunim me Entit shtetëror për pronësi industriale të Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të tij janë mbajtur një sërë stërvitjesh me qëllim që të përmirësohen dhe modernizohen institucionet kompetente në vend dhe të afrohet legjislatura ndaj standardeve evropiane.

Përmes projektit janë përforcuar edhe kapacitet administrative të Entit shtetëror për pronësi industriale dhe kapacitetit operativ të Drejtorisë së doganave, nsërsa shfryrtëzues ishin edhe MPB, Inspektorati tregtar shtetëror, Ministria e Drejtësisë, Akademia për gjykatës dhe prokurorët publikë dhe Ministria e Kulturës.

Drejtori i Entit shtetëror për pronësi industriale Safet Emruli tha se tuning projekti do ta afrojë Maqedoninë drejt plotësimit të kushteve për anëtarësim në Union.