Mustafa Memeti, 58 vjeçari që kishte humbur gjurmët dhe ishte paraqitur i zhdukur prej disa ditësh, është masakruar nga 21-vjeçari Tahir Mustafa. Sipas policisë, 21-vjeçari krimin makabër e ka kryer më 11 korrik rreth orës 21:30 në afërsi të Kondovës.

Mediat njoftojnë se vrasësi vetë është paraqitur në polici dhe ia ka treguar vendin ku gjendet kufoma e 58-vjeçarit.

21-vjeçari është arrestuar në fshatin Kondovë dhe është dërguar në Stacionin Policor Gjorçe Petrov. Para policisë ai ka pranuar se para një jave e ka vrarë 58 vjeçarin dhe ka rrëfyer se ku gjendet trupi i të ndjerit.

Ekipi i policisë të hënën në mesnatë ka shkuar në vendin e apostrofuar në afërsi të Kondovës, ku edhe e kanë gjetur trupin e Mustafa Memetit, ndërsa menjëherë është kryer ekspertizë me praninë e prokurorit publik.