Duket se ka marrë fund aventura e Geoffrey Kondogbia tek Interi.
Nga Spanja, portali “Plaza Deportiva” siguron se futbollisti ka vendosur të transferohet në La Ligan spanjolle dhe pikërisht te skuadra e Valencias.
Që në muajin nëntor të vitit të kaluar kryesia e klubit spanjoll e kishte takuar menaxherin e mesfushorit difensiv dhe kishte marrë nga ai “OK” që ky transferim të realizohet këtë verë.
Interi është i gatshëm ta shesë lojtarin, por fillimisht duhet ta nxjerrë investimin e bërë dy vjet më parë për të.
Marrëveshja, sipas medias spanjolle, mund të arrihet me një huazim dhe opsion të blerjes pas një sezoni nga ana e skuadrës spanjolle për 20 milionë euro.