Falë intervenimit efikas dhe në kohë komunës së Zhelinës, të cilët intervenuan me eskavator dhe makineri tjera, komuna arriti ta ndërroj kahjen e rrjedhës së ujit dhe të shpëtohet vendbanimi Trebosh, duke evituar një situatë me dëme të mëdha.

Nëpër rrugë ka disa prurje të vogla, por ekipet vazhdimisht punojnë në terren, megjithatë kërkohet edhe përkrahja e qytetarëve.

Në disa vendbanime tjera të komunës, ka pasur rreshje të breshërit dhe nëse ka dëme eventuale, të njëjtat do të sanohen nga dita e nesërme.

Vlenë të theksohet se komuna e Zhelinës, dy herë arrin me efikasitet të ndalojë dëmtimet e mëdha, duke u organizuar në kohën e duhur.