Kreu i Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev ështe pengesa kryesore për nisjen e ndërtimit të shkollës së re fillore në fshatin Kllukovec të kësaj komune ku në kushte të papërshtatshme për mësim 50 nxënës shqiptarë ndjekin procesin edukativo arsimor. Ky i fundit, sipas zv ministrit të ri të Arsimit Visar Ganiu, nuk po dorëzon dokumentacionin e duhur në Ministrinë e Arsimit që pastaj të shpallet tender për realizimin e punimeve ndërtimore. Ganiu, madje tha se Çadiev qëllimisht po pengon realizimin e kësaj nisme për shkak të ndryshimit të pushtetit.

Deri më sot, nga ana e komunës nuk kemi asnjë përgjigje..ata na kanë sjell vetëm flet pronësinë pa ekstarkt të planit. Pa dokumentacionin e mjaftueshëm ne nuk mund të fillojmë me punimet në atë shkollë..Deri më tani nuk kemi diçka zyrtare nga ata dhe presim në ditët në vijim që ta marim dokumentacionin e duhur që shërbimet këtu të fillojnë për shpalljen e projektit, detyrës projketuese dhe projketit final për ndërtimin e kësaj shkolle. Ne jemi të gatshëm edhe me rebalancin e fundit..kemi mjete të mjaftueshme për ti fillu ato punë bazike që të bëhen për shkollën në fshatin Kllukovec – deklaroi Visar Ganiu, zv ministër i Arsimit.

Deri më sot, kryetari i Velesit Sllavço Çadiev, shumë here ka premtuar se të gjitha  procedurat kanë përfunduar dhe dokumentacioni është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit.

Punët po rrjedhin në bazë të procedurave ligjore dhe ne presim që në pajtueshmëri me Ministrinë e Arsimit gjatë vitit të ardhshëm do të nis ndërtimi i një objekti të ri shkollor. Dokumentacioni është i qartë, është fletpronësia, janë të gjitha nuk ka asnjë problem lidhur me këtë punë. Gjëja e vetme është që Ministria ta vendos në programin përvitin 2018 dhe të bëj thirrje për kryerësin e punimeve ndërtimore. Gjithçak është atje, tani jam në makinë dhe nuk mund t’ju tregoj datën e dërguar – deklaroi muaj më parë Sllavço Çadiev, kryetar i Velesit.

Me rishikimin e buxhetit nga Qeveria për vitin 2017, për Ministrinë e Arsimit është paraparë buxhet prej 23.733.246.000 denarë krahasuar me buxhetin e kaluar që ishte 25.064.174.000 denarë. Për ndërtimin e shkollave filore është paraparë buxhet prej 175 milionë denarë krahsaur me buxhetin e kaluar që kapte shumën prej 200 milionë denarë. Ndërsa për rikonstruimin e shkollave fillore, rishikimi i buxhetit për vitin 2017 parasheh shumën prej 44.900.000 denarë krahasuar me buxhetin e kaluar me shumë prej 50 milionë denarë./alsat-m