Komuna e Tetovës njofton se nesër do të realizojë dezinsektimin e parë nga toka për këtë vit në territorin për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.
Dezinsektimi, siç njofton Zyra për informim e komunës, do të realizohet në mbrëmje nga ora 22:00 e deri në orët e hershme të mëngjesit vetëm në kushte të mira atmosferike. Në rast të motit me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.
“Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine ose Neopitroid Premium i tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar). Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit mbajtjen bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit”, thuhet në kumtesën nga Komuna.
Gjithashtu, thuhet më tej, se është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe ti largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë.