Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka lejuar pagesën e tri faturave të drekave zyrtare të shtruara për nder të vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në vlerë totale prej më shumë se 3 mijë e 900 euro.

Kjo shifër është më e lartë krahasuar me shpenzimet e tërësishme që Komuna e Prizrenit i ka bërë për drekat zyrtare në 6- mujorin e parë të këtij viti,j shkruan sot “Koha Ditore”.Bazuar në kartelën analitike të kostos, të cilën KD-ja e ka siguruar përmes qasjes në dokumente publike, del se Administrata e Komunës së Prizrenit, bashkë me Shëndetësinë dhe Arsimin për 6 muaj kanë shpenzuar afro 7 mijë euro për dreka zyrtare.Ndërsa më 13 maj të këtij viti, Muja është treguar dorëlirë me paratë publike, pasi ka autorizuar shpenzimin e 3 mijë e 900 eurove për dreka zyrtare. Në këtë datë presidenti Nishani kishte vizituar Prizrenin për të marrë titullin: “Qytetar Nderi i Prizrenit”