Komuna e Çairit dhe NP “Higjiena Komunale” njoftojnë qytetarët se në datat 7 dhe 8 korrik 2017 prej orës 07:00 deri në orën 09:30 do të realizojnë aksion për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave të rënda (aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobilje të vjetra, kauçuk etj.).
Luten qytetarët – amvisëritë që mbeturinat e rënda që i kanë destinuar për t’i hedhur t’i vendosin në periudhën e caktuar kohore para shtëpive ose oborreve të tyre (për amvisëritë individuale), ndërsa për amvisëritë kolektive banesore (ndërtesat) – në afërsi të tyre, në mënyrë që mbeturinat e rënda nuk do të pengojnë lëvizjen e veturave dhe këmbësorëve që të mundet shpejt dhe në mënyrë efikase të njëjtat të menjanohen nga ana e ekipeve operative.
Pas datave dhe kohës së përcaktuar (7 dhe 8 korrik 2017, 07:00-09:30) nuk është e lejuar hedhja e mbeturinave të rënda, si dhe lënia e çdo mbeturine tjetër. NP “Higjiena Komunale” do të bëjë mbledhjen e mbeturinave të rënda pa kompensim material.
Orari: 07.07.2017 (07:00-09:30) – do të mblidhen mbeturinat e rënda në territorin e lagjeve Teneqe Mahallë, Fushë Topanë, Çairi i Vjetër, Çairi i Vjetër II dhe në lagjen Dizhon; 08.07.2017 (07:00-09:30) – do të mblidhen mbeturinat e rënda në territorin e lagjeve Gazi Babë, Seravë, Tophanë e Vjetër, Saat Kulla, Bit Pazar dhe në lagjen Dyqanxhik.