G20-ta ka arritur të shmangë shkëputjen totale me SHBA-në e Donald Trump për klimën duke mbajtur një portë të hapur për një rikthim hipotetik në Marrëveshjen e Parisit, por me çmimin e konçesioneve të rrezikuara.

Pas vendimit më 1 qershor të presidentit amerikan për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për luftën kundër ngrohjes klimatike, samiti i G20-s, që mbledh vendet përgjegjëse të pjesës më të madhe të emetimeve ndotëse të planetit, ishte pritur në mënyrë të veçantë.

Rreziku kryesor për mbështetësit e Marrëveshjes së Parisit ka qenë në fakt frika për të parë vendet e tjera të solidarizoheshim me nismën e Donald Trump.

Por fronti i bashkuar zgjati vetëm disa orë, pasi presidenti turk, Erdogan kërcënoi me dalje nga G20-ta për të mos ratifikuar Marrëveshjen e Parisit nëse nuk merrte avantazhe financiare.

“Pas vendimit të marrë nga SHBA-ja, qëndrimi ynë do të shkojë në drejtim të një mosratifikimi nga Parlamenti”, deklaroi Recep Tayyip Erdogan, përcjell Atsh.

Përballë pasigurive dhe turbulencave të shkaktuara nga SHBA-ja, vendet e tjera të G20-s synojnë të vazhdojnë përpara, me përjashtim të Turqisë që ka si qëllim të ushtrojë presion për të marrë atë që dëshiron.