Kompania maqedono-britanike InPlayer sot do ta promovojë investimin e ri, me të cilën do ta zgjerojë ekipin e tij në Shkup dhe do të kontribuojë për prezantim më të mirë në tregun botëror.

InPlayer paralajmëron se do ta rrisë numrin e të punësuarve të saj në 50 deri në fund të vitit 2017, ndërsa deri në fund të vitit 2018 planifikohet që ky numër të rritet dyfish.

Ekipi i kompanisë në Maqedoni tani përbëhet nga 35 profesionistë, të cilët punojnë sipas standardeve botërore dhe kushte më të mira që t’i shërbejnë mediat më të mëdha dhe kompanitë softuerike në botë.

Në ngjarjen, në të cilën do të promovohet investimi, do të marrë pjesë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski

Global