Komisioni për çështje të rregullores dhe mandatit dhe imunitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë njofton se nuk është kompetent për procedim në lidhje me Njoftimin më 30 qershor të vitit 2017 nga ana e deputetit Nikolla Gruevski për heqjen dorë nga e drejta në imunitet.

Siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, në përputhje me nenin 53 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni procedon sipas kërkesës për lejimin e paraburgimit, që organi kompetent (gjykata), e dërgon te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast Kërkesa dërgohet te Komisioni.