Nga Xhevat  Mustafa

(Publicist, shkrimtar, diplomat)

Ka një  kohë  të  gjatë, veçanërisht mbas viteve 1990, që  ish diplomati dhe publicisti Hajro Limaj është  afirmuar jo vetëm si një  nga njohësit më  të  mirë të  politikës, historisë,  kulturës dhe arsimit të  Turqisë, por edhe si nje mik i sinqertë dhe me vepra i popullit turk. Njohja shumë  e mirë  e gjuhës turke dhe  kalifikimet pas universitare dy here ne Stamboll e kanë  ndihmuar  për të  qenë  i përditësuar dhe me një  arkiv shumë të  pasur  për  zhvillimet politike, ekonomike,  shoqërore, kulturore-arsimore të  këtij vendi, të cilat shprehen edhe në   analizat, komentet, opinionet dhe librat e botuara  për raportet e shumanshme në  shekuj dhe në  ditët tona midis dy vendeve dhe  dy popujve tanë.

 Pikërisht kjo lidhje e fortë kulturore me këtë  vend si dhe personaliteti qe ai kishte krijuar per bashkepunimin dy palesh ishin  arsyet kryesore të  emërimit  te tij  si  atasheun e parë  ushtarak të Shqipërisë  në  Republikën e Turqisë, në  periudhën dhjetor 1994-maj 2000. Jeta dhe puna në Turqi e ndihmuan Limajn  të  zgjerojë  njohuritë  mbi këtë vend dhe popull, kontaktet me personalitetet më të  larta të shtetit dhe të qeverive turke, deri  në nivelin e presidentëve dhe të kryeministrave si dhe të japë  kontributin e tij për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve shumëpalëshe shqiptaro-turke, me theks raportet  politiko-ushtarake, arsimore dhe shendetsore. Libri i Z. Limaj “Midis Ankarasë dhe Tiranës 1990-2000”, botuar ne vitin 2004,në shqip dhe turqisht,  është padyshim një nga librat më të vlerësuar dhe më të lexuar. Në të shprehen veçanërisht  qëndrimet e shtetit turk  në mbështetje të kapërcimit të krizës së vitit 1997 në Shqipëri dhe për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Por  vitet e fundit, me ndryshimin e thellë  të  kursit qeverisës nga Rexhep Taip Erdogan, si ish kryeministër dhe sot si president, Limaj ka përjetuar dhe shprehur  keqardhje dhe shqetësim për shkatërrimin e   hapësirave të demokracisë në Turqi, për shkeljen e të  drejtave dhe të  lirive të  njeriut dhe për largimin nga trashëgimia e pasur e Mustafa Kemal Ataturkut.  Plotpushtetizimi i Erdoganit, duke u rrëmbyer kompetencat dhe fuqitë institucioneve legjislative, ekzekutive, gjyqsore, është  kuptuar dhe përcjellë prej Hajro Limajt si një praktikë dhe dukuri shumë e rrezikshme jo vetëm për popullin turk dhe  për shqiptarët, si miq të  sinqertë  të  Turqisë,  por edhe për mbarë  rajonin dhe më gjërë, për BE-në  dhe NATO-n. Duke e shprehur në media qysh në  fillim e në vazhdimësi këtë shqetësim të  tij të sinqertë,  Hajro Limaj është bashkuar me të gjithë ata gazetarë dhe politikanë  turq, shqiptarë e nga mbarë bota, që, me përgjegjshmëri të lartë profesionale dhe me kurajo intelektuale dhe qytetare,  kanë paralajmëruar dhe vazhdojnë  të  tërheqin vëmendjen e opinionit public  turk dhe botëror, për rreziqet që  mund t’i vijnë, së pari  popullit dhe shtetit turk, nga shndërrimi i   Erdoganit në një sundimtar autoritarist dhe absolutarist. Këto vitet e fundit, sidomos pas të ashtuquajturës “tentativë  për grusht shteti”, më 15 korrik 2016,  ai  ka kaluar në duart e tij

T mobile In article [4]

pushtete të shumta e të pakufizuara si dhe ka udhëhequr një kryqëzatë  të egër hakmarrëse, me arrestime dhe burgosje masive, ndaj të gjithë  atyre që i ka etiketuar si pjesëmarrës në këtë  tentativë. Është tejet shprehës një fakt i ri, publikuar në mesin e marsit 2017. Sipas një studimi mbi gjendjen në burgjet në vendet e Evropës, të  kryer nga Këshilli i Evropës, gjatë 10 viteve të fundit numri i të  burgosurve në  Turqi është rritur 191%. Tani në  Turqinë e Erdoganit gjenden në burgje 200 vetë për 100.000 banorë . Mbi 242 diplomate turq,midis tyre edhe atashe ushtarake , kane kerkuar strehim politik ne Gjermani,pa llogaritur ne vendet e tjera. Me ato që  ka bërë dhe po vazhdon të bëjë, Erdogani u kujton shumë miqve  të  popullit turk e të Turqisë imazhin dhe pushtetet e frikshme të sulltanëve të  dikurshëm tëTurqisë si dhe të diktatorëve në vende të ndryshme të botës. Prandaj  këto shqetësime të sinqerta për zhvillimet e reja në Turqi, studiuesi, publicisti dhe ish diplomati Hajro Limaj i ka shprehur në shumë shkrime të botuara në disa nga gazetat kryesore të përditshme në Shqipëri , Kosovë dhe Maqedoni si dhe në debate  televizive me shikueshmëri masive në mbarë Shqipërinë.  Disa prej këtyre shkrimeve i ka përmbledhur edhe në këtë libër.

Për të  qenë si gjithnjë, objektiv dhe i paanshëm,atdhetar i perkushtuar dhe i pa mposhtur ndaj asnje influence apo presioni,  për të dëshmuar se kundërvënia ndaj politikës së  brendshme dhe të jashtme të Erdoganit është me shtrirje të gjërë ndërkombëtare, sidomos në vendet e BE-së , në këtë libër janë përfshirë edhe disa analiza dhe komente nga publicistë  të  njohur nga vende të tjera. Ashtu  si Limaj, edhe këta  kanë  shprehur shqetësime  publike mbi rreziqet që paraqet kursi politik dhe qeverisës i Erdoganit jo vetëm për Turqinë  dhe për popullin turk, por edhe për të  gjithë  Azinë, Lindjen e Mesme, Ballkanin, Evropën…

 Ky libër i ri i studjuesit, publicistit dhe ish diplomatit Hajro Limaj, falë shkrimeve që janë   përfshirë në  të, shquhet jo vetëm për prognozë  të  hershme dhe vizionare, për parashikime përgjithësisht të vertetuara nga zhvilimet konkrete në Turqi, por edhe për bollëk shifrash, faktesh,  argumentesh dhe mesazhesh.

Duke i përmbledhur, tre janë mesazhet kryesore që  nxirren dhe përcillen nga ky libër.                                                                                                               I pari: ka ikur koha e diktaturave dhe e diktatorëve dhe se shekulli 21 është epoka e demokracisë së vërtetë, funksionale, të përjetueshme,  e zbatimit dhe respektimit korrekt të  të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut.

 I dyti: plotpushtetizimi,  sulltanizimi apo putinizimi i Erdoganit, radikalizimi islamik në Turqinë e sotme, nuk është  thjeshtë dhe vetëm çeshtje e brendshme, eskluzive e këtij vendi dhe e popullit turk. Në  të  kundërtën, ato reflektohen dhe kanë ndikim, ku më shumë e ku më pak,  në  të  gjitha vendet e rajonit, si dhe në  Ballkan, sidomos në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë , e tj. Natyrisht, edhe në  NATO dhe BE.

 I treti: është  në  interesin ekonomik,shoqëror, strategjik, politik, ushtarak, turistik, e tj, të  Turqisë, mbetja në  NATO dhe zgjerimi i marrëdhënive dhe i angazhimeve me BE dhe jo aleancat me Rusinë, që janë koniunkturale,  të pasinqerta dhe të rrezikshme edhe për vetë  popullin turk.

Turqia sot është në  udhëkryq.

 Ajo është vendosur përballë Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i sfiduar dhe kërcënuar me afrimin politik, ekonomik dhe ushtarak me Rusinë.  Viti 2017 e ka gjetur Turqinë plot konflikte të brendshme dhe të jashtme, me mungesë të theksuar sigurie brenda vendit,  e shoqëruar me një veprimtari terroriste të pashembullt  më parë. Këtyre mund t’u shtohen edhe rënia e përshpejtuar, në pikiadë e zhvillimit ekonomik dhe rreziku i  një embargoje ndërkombëtare. Si konkluzion, ky libër i ri i publicistit dhe ish diplomatit të mirënjohur Hajro Limaj, ndihmon për të kuptuar më mirë se ku po e çon Turqinë politika islamike dhe qeverisja me ambicje dhe tendenca të pambulueshme absolutiste e Erdoganit