Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, Gjenerali Curtis Scaparrotti ka thënë se çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës është çështje e brendshme e institucioneve vendore, por se ajo do të duhej të bëhëj në bazë të ndryshimeve Kushtetuese si dhe bashkëpunimit mes komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Scaparrotti këto komente i bëri në një konferencë për media bashkë me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo.

Ai foli edhe për ndikimin e Rusisë në destabilizimin e mundshëm të rajonit dhe Kosovës, njofton Klan Kosova.

Scaparrotti bëri apel që Rusia në këtë rast të ishte më bashkëpunuese në Ballkan duke thënë se Rusia nënçmon institucionet e Kosovës dhe disa prej qeverive të vendeve perëndimore.

Scaparrotti ka thënë se NATO do të jetë prezent në Kosovë derisa të jetë e nevojshme bazuar në situatën e sigurisë.