James Rodriguez i jep lamtumirën Real Madridit. Rodriguez, anëtar i kombëtares së Kolumbisë largohet nga kampioni i Evropës dhe i Spanjës. Tashmë është zyrtare, ai do të nisë një aventurë të re tek Bayerni i Munihut.

Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të kampionëve të Gjermanisë në Twitter. Kolumbiani është transferuar tek bavarezët në formën e huazimit për dy vite me drejtë blerje. Madrilenët kërkuan 75 milionë euro, ndërkohë që Bayerni kishte propozuar formulën e huazimit, alternativë që u pranua nga ana e kampionëve të Spanjës. Prandaj, për Bayernin është përforcim i madh për edicionin e ri në të gjitha garat.