ontesti i emrit të Maqedonisë, Turqia dhe Qipro kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara dje në Athinë nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Kotcias.

Pas takimit me Kociasin, Mogerini theksoi rëndësinë e Ballkanit dhe tha se rajoni do të jetë prioritet për Unionin. Ajo shprehu besimin se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë mundësi për të bërë përparim në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit mbi kontestin e emrit, si dhe midis Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me vështirësitë që i kanë dy vendet mes vete.

Kocias tha se Greqia mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së për pranim të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Ai përsëriti se Athina mbështet qëllimin e Shkupit për aderim në BE, sapo të zgjidhet çështja e emrit. Kocias ka shtuar se “shpreson që zgjidhja e çështjes së emrit tani do të jetë më e lehtë se sa në të kaluarën, me ndryshimin e qeverisë në Maqedoni.”

Global