Avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci, ka thënë se lirimi i tij është dëshmi që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e pastër.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Koci ka shprehur optimizmin se edhe Gjykata Speciale do ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK’së, ashtu si është konfirmuar edhe nga Tribunali i Hagës.

“Lirimi i Sami Lushtakut ēshtë dëshmi që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër. Gjykata Speciale do të bējë të njejtën, ashtu si është konfirmuar edhe nga Tribunali i Hagës”, ka shkruar Koci në rrjetin social.

Gjykata Supreme ka vendosur sot për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli. /Express/