Klopp ka konfirmuar se Markovic do të largohet nga “Anfield”.

Lazar Markovic mund të gjejë klub të ri pasi nuk ka të ardhme te Liverpooli, thotë trajneri Jurgen Klopp.

 Anësori ka dështuar të impresionojë në tre vite në “Anfield” që kur u transferua për 20 milionë funte nga Benfica.

Markovic ka kaluar kohën i huazuar te Sporting Lisbona dhe Hull City sezonin e fundit dhe Klopp ka konfirmuar se 23 vjeçari nuk bën pjesë në planet e tij.

“Për Lazar nuk ka sekrete, nëse gjejmë klub do të negociojmë. Ai është lojtar me të vërtetë i mirë. E pëlqej si person. Tani është i rikuperuar dhe në formë, duhet të ketë një klub që ka nevojë për të”, tha Klopp.

Global