Kuvendi në seancën e sotme ka shkarkaur Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Zharko Denkovski, dhe në vend të tij ka caktuar Cvetanka Ivanova, ish-deputete nga LSDM-ja.

Ivanova do të ketë rol në organizimin e punës së shërbimeve të Kuvendit dhe të ndihmojë kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi në përgatitjen dhe organizimin e seancave, përcjell TetovaSot.

Ivanova është e diplomuar si juriste si dhe ish-koordinatore e Grupit parlamentar të LSDM-së në Parlament.

Parlamenti sot miratoi llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2016, të cilën deputetët debatuan gjatë gjithë ditës dje dhe sot nga ora 13:30 dhe përfundoi papritur pasi kryetari Talat Xhaferi ndërpreu dhe tha se më tej do të caktojë për vazhdimin e saj./TetovaSot/

 

 

T mobile In article [4]