Mosha e plakjes është një process i ndërlikuar dhe vështirë të identifikohet se kur ajo fillon. Mbaj mend kur më ndodhën shenjat e para të plakjes. Isha 29 vjeçare dhe kishim dalur në shetitje me një dajlë të cilin e pëlqeja. Mëngjesin e parë që u zgjuam bashkë, ai më shikoi me shqetësim dhe më tha: A ke fjetur mirë? Dukesh e lodhur. Unë ia ktheva se kisha fjetur mirë, por kur u përkula afër pasqyrës, nga ndriçimi i dritës pashë rrathë të errëta poshtë syve. për një mik tjetër timin, moment i plakjes erdhi nga mosha 34 vjeçare, kur gjatë aplikimit të pudrës së lëngshme i numëroheshin rrudhat apo linjat në ballë. Një tjetër mike theksoi se sapo kishte mbushur të 36-tat, asaj i ishin paraqitur shenjat e plakjes, të cilat i vërente çdo mëngjes kur zgjohej për në punë dhe nuk i ndryshonin përgjatë tërë ditës.

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por, kur saktësisht mund të ndodhë dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar dhe shtyer atë? Këto pyetje ishin qëllimi i një studimi nga Alexa Kimball, profesoreshë dermatologe. Qëllimi i tyre ishte të zbulojnë se çfarë ndodhë nën nivelin e sipërfaqes së shenjave.

Ndryshimet e mëdha të lëkurës

Kemi menduar se çdo gjë është në rregull deri në momentin kur lëkura fillon të ndryshojë përnjëherësh. Në realitet procese të ndryshme qelizore ndryshojnë në çdo dekade, derisa të shihni efektet cumulative të gjitha së bashku.

Koha më e mirë për të filluar përdorimin e produkteve me antioksidantë, siç është vitaminna C, E, ekstrakti i çjit të gjelbër. Pas analizmit të gjeneve në më shumë se 200 gra, studimi arriti të identifikojë 5 procese të ndryshme qelizore që ngadalësohen apo bijnë me kalimin e kohës. Procesi i parë është prodhimi natyror i antioksidantëve, dhe kjo ndodh në të nëzetat. Ne kemi menduar se ju mund vetëm të përdorni kremra për mbrojtje nga dielli dh eta hidratoni lëkurën, por të dhënat tregojnë se lëkura është e ndjeshme ndaj dëmeve oksidative. Prandaj, koha më e mirë për fillimin e produkteve antioksiduese është që tani.

Kur metabolizmi i trupit tuaj fillon të ngadalësohet në të 30-tat tuaja, ashtu ndodh edhe me bioenergjinë e qelizave të lëkurës, gjë që fuqizon krijimin e kolagjenit, aktivizon proceset riparuese etj. Kur bioenergjia bie, duket sikur lëkura juaj është lodhur.

Momenti kur dukeni të lodhur

Sigurisht pyeteni për momentin kur shenjat fillojnë të bëhen të dukshme. Kjo mvaret nga raca juaj si dhe mënyra e të jetuarit. Grate kaukaziane plaken në të tridhjetat e tyre, ndërsa ato amerikane deri dhjetë vite më vonë se ato.

E tëra mvaret nga mënyra e jetesës. Bëni gjumë rreth tetë orë në ditë duke ngrënë një dietë të pasur ushqimore me protein, me qëllim që lëkura të ndërtohet dhe ripërtrihet si dhe të hidratohet nga brenda – jashtë.

Mbani lëkurën tuaj në formë të mirë me një rutinë të rregullt dhe produkteve të duhura të cilat sfdiojnë moshën tuaj.