Në Turqinë e dominuar dhe gati të sunduar nga presidenti Reçep Tayyip Erdogan, ka mbetur një kundërshtar serioz për pushtetin e tij: Meral Aksener.

Ish-ministrja e Brendshme njihet si ujkonja dhe ka fituar një profil të lartë publik së fundmi me kundërshtimin e ndryshimeve kushtetuese të imponuara nga Erdogan.

Revista “Time” i kushton Aksener një shkrim të gjatë duke vënë në dukje pritjet e mëdha sipas saj, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, në të cilat mendohet se Aksener do të jetë rivalja kryesore e Erdogan.

Global

Një arsye pse shikohet si sfidante më reale sesa politikanët e tjerë opozitarë, është arsyeja se mbështetësit e saj vijnë nga i njëjti kontekst fetar dhe nacionalist si Erdogan dhe në një pikëpamje konsiderohet si Marie Le Pen e Turqisë.

Ajo mban qëndrime shumë të ashpra kundër separatistëve kurdë, por kundërshton me forcë ndërtimin e politikave mbi bazë etnike dhe racore.

T mobile In article [4]

“Përkufizimi ynë mbi kombin bazohet mbi kujtimet e përbashkëta, lidhjet e përbashkëta dhe gëzimet tona”, shprehet ajo.

Për këto arsye duket se Aksener qëndron përballë Erdogan si kandidate serioze, edhe për arsyen se shumëkush në Perëndim po kërkon të gjejë dikë që t’i kundërvihet presidentit turk, që po shpërfill shumë prej qëndrimeve të dikurshme të Turqisë për të ndjekur një politikë të jashtme krejtësisht të pavarur dhe pa u kushtëzuar nga detyrime formale.