Vitet e fundit, Shqipëria është bërë pjesë e spoteve më të rëndësishme për promovimin e turizmit si ‘’Lonely Planet’’ apo gjigandit të lajmeve ‘’CNN’’. Kjo është edhe një ndër arsyet kryesore pse është rritur gjithmonë e më shumë numri i turistëve që vizitojnë vendin tonë, por sivjet ai do të mirëpresë një prej yjeve më të rëndësishme të muzikës, me famë mbarëbotërore shkruan living.

Bëhet fjalë për këngëtaren e suksesshme, yllin në ngjitje Bebe Rexha, emri i vërtetë i të cilës është Blerta Rexha. Pas një sezoni shumë të ngjeshur me këngë të reja dhe videoklipe, këngëtarja e mirënjohur i ka lejuar vetes një udhëtim shplodhës në bukuritë e mëmëdheut.

Ajo shoqërohet në këtë udhëtimin nga kushurira e saj simpatike, vajza e dytë e çiftit Meta-Kryemadhi. I urojmë Bebes pushime të mbara dhe të argëtohet sa më shumë.