Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ua ka nisur ftesat partive politike për një takim konsultativ që pritet të mbahet më 24 korrik.

GazetaExpress ka siguruar ftesën të cilën Presidenti Thaçi ia ka bërë liderit të AAK’së Ramush Haradinajt, njëherësh edhe kandidat i koalicionit PAN për kryeministër.

Aty, Thaçi bën të ditur se i fton partitë politike për një takim konsultativ për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Takimi sipas presidentit Thaçi do të mbahet në ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më datë 24 korrik.

Deri më tani takimit të Thaçit ende nuk i është përgjigjur LDK e as Vetëvendosje./Express/

Global