Sot është një ditë e veçantë për familjen Vula, pasi djali i tyre i vetëm ka ditëlindjen.

Me rastin e 31 vjetorit të Ledri Vulës ai ka marrë urime të shumta nga familjarë e miqë e sigurisht se nuk ka munguar edhe urimi publik i nënës së tij Xheraldina Vulës e cila ka zgjedhur një foto për ta uruar të birin nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, shkruan lajmi.net

Kujtojmë se Ledri është fëmija i vetëm në familjen Vula i cili jeton me dy prindërit, Xherin dhe Agroni.

Të dy janë kujdesur gjithmonë që djali i tyre i vetëm të jetë i lumtur dhe t’i ketë të gjitha e gjithashtu edhe mbrëmë me të hyrë në datën 10 të këtij muaji personat e afërt të këngëtarit e kanë befasuar me një tortë.