Mijëra njerëz morën pjesë në një dasmë tradicionale – një nga më të mëdhatë në vend. Organizatorët shpresojnë që evenimenti në fshatin Arbanassi të hyjë në librat e rekordeve.

Dhëndri, Georgi Georgiev dhe nusja e tij Iva ftuan mbarë komunitetin në ditën e tyre të veçantë me një kusht – të gjithë duhet të vishnin kostume folklorike tradicionale bullgare.

Mysafirëve iu shërbyen fasule me mish në pjata dheu, ndërsa u harxhua gati 2 mijë litra verë e bërë vetë.