Kjo është Natalia Veselnitskaya avokatja ruse me të cilën është takuar djali i Presidentit të SHBA’së, Donald Trump Jr.

Donald Trump Jr. konfirmoi në një deklaratë se kishte rënë dakord për takimin në muajin qershor të vitit 2016 me avokaten ruse të lidhur me Kremlinin, pasi ishte njoftuar se ajo dispononte informacion që mund të dëmtonte kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton.

I biri i Presidentit tha se i ati Donald Trump nuk kishte qenë në dijeni të këtij takimi.