Simon Kjaer duket se ka vendosur të rikthehet në kampionatin italian.

Mbrojtësi danez ka shkëlqyer edicionin e fundit në kampionatin turk me Fenerbahcen.

Kësisoj ai ka pranuar kushtet personale nga gjiganti italian Milan dhe ka pranuar rikthimin në Itali.

Kjaer do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me ‘Rossonerët’ ku do të fitojë rreth katër milionë euro në stinor.

Tani dy klubet, Milan dhe Fenerbahce janë duke negociuar për çmimin e këtij transferimi që besohet se do të jetë rreth 10 milionë euro.

28-vjeçari më parë ka luajtur në Itali duke veshur fanellën e Palermos dhe Romës.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.