Ndërtimi i urës më të gjatë detare në botë, që lidhë Hong Kongun, Zhuhai-n dhe Macao-n, pothuajse ka përfunduar.

Pas shtatë vitesh ndërtim, ura e gjatë 54km pritet të hapet në fund të këtij viti.

Ura do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Hong Kongu në Zhuhai deri në 30 minuta – nga 3 orë që ishte më parë, transmeton Gazeta Express.

Për ndërtimin e urës u përdor 420,000 tonë çelik, një sasi kjo me të cilën do të mund të ndërtoheshin 60 kulla të Ajfelit.

Loading...