Xi Jinping konfirmoi sot se Hong Kongu ishte më i lirë se më parë, por paralajmëroi lëvizjen prodemokracisë kundër çdo prekjeje të papranueshme të autoritetit të Pekinit, 20-vjet pas kthimit të ish-kolonisë britanike.
Pas bërjes së betimit të kreut të ri të ekzekutivit të Hong Kongut, Carrie Lam, presidenti kinez përmendi një “vijë të kuqe” që nuk duhet të kalojnë ata që kundërshtojnë pushtetin qendror, në këtë qytet thellësisht të ndarë.
Funksionarja e lartë, 60 vjeçe, Lam u zgjodh, ashtu si paraardhësit e saj, nga një komitet zgjedhor në Pekin.
Ajo akuzohet tashmë si e varur nga regjimi kinez, nga ata që mendojnë se Kina nuk respekton parimin e famshëm “një vend, dy sisteme”