Qindra investitorë kanë manifestuar për të mbështetur një platformë financiare të inkriminuar në një çështje për mashtrim piramidal dhe sipas policisë disa dhjetëra prej tyre janë arrestuar.

Ndërkohë që në Kinë janë shtuar platformat e investimeve në internet duke premtuar përqindje rentabiliteti të larta, mashtrimet janë të shumta dhe nuk është e rrallë të shohësh investitorë të mashtruar të manifestojnë për të kërkuar paratë e tyre.

Por, në mënyrë të pazakontë, individë të veçantë që kanë vendosur kursimet e tyre në platformën “Shanxinhui”, dyshuar nga autoritetet si një skemë mashtruese piramidale, kanë zbritur në rrugë për të kundërshtuar çdo hetim kundër saj.

Foto dhe video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qindra persona që manifestojnë në qendër të Pekinit duke i kërkuar presidentit kinez, Xi Jinping t’i japë fund investigimeve.

”Policia e Pekinit e ka cilësuar si të paligjshëm këtë manifestim duke akuzuar autorët e tij se kanë rrezikuar ndjeshëm sigurinë sociale të kryeqytetit”, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Hsinhua.

T mobile In article [4]

“Rreth 63 investitorë në mashtrim piramidal të dyshuar janë arrestuar nga forcat e sigurisë për dëmtim të rendit social dhe katër të tjerë për prishje të sigurisë publike”, theksoi policia.

“Zhang Tianming, themeluesi i platformës “Shanxinhui” u arrestua disa ditë më parë, si dhe disa punonjës. Ata dyshohen për shpërdorimin e shumave të mëdha monetare të viktimave të tyre me pretekstin për të ndihmuar personat në nevojë”, sipas policisë.

“Policia ka hetuar rreth 2 826 raste të skemave mashtruese piramidale në 2016, rreth 20 për qind më shumë se një vit më parë”, sipas qeverisë