Kim Kardashian ditët e fundit është vendosur në qendër të kritikave.

Tashmë duket se publikimi i një fotoje për bukuroshen 36- vjeçare është kthyer në një punë të vështirë, pasi pas çdo postimi, duhet të bëjë edhe një tjetër që t’u sqarojë fansat se e kanë kuptuar gabim.

Pas fotos me vizat e bardha në tavolinë, të cilët fansat nxituan të shpreheshin se ishte drogë, tashmë ata i janë vënë sërish kundër. Shkak për këtë është bërë një fustan që Kim i ka veshur vajzës së saj 4- vjeçare North. Fansat e shumtë kanë menduar se Kim i ka blerë vajzës një fustan me korse, si ato që ajo mban herë pas herë. E cilësuan si një nënë të keqe, dhe kjo nuk është pritur sigurisht aspak mirë nga Kim. “S’do t’i vishja kurrë një korse vajzës sime. Është thjesht një fustan pambuku i cili ngjan me korsenë. Thjesht dekor njerëz. Dhe nuk e kam dizenjuar vetë, e kam blerë.”-ka sqaruar Kim.

im Kardashian nuk bënë pjesë tek ata personazhe publike që merret me fansat e saj, pavarësisht atyre që ato thonë, por akuzat e fundit kanë qenë të patolerushme, duke e detyruar që të reagojë.