Egreis Gjergjani është një emër i njohur për të gjitha femrat që u pëlqen moda dhe e ndjekin atë në Instagram.

Ajo është një blogere stili jete dhe mode, që jeton në Amerikë, është nënë e tre fëmijëve dhe themeluese e markës së veshjeve për fëmijë “Itty bitty toes”.

Duket se kjo markë luksi është zbuluar edhe nga personazhe të njohur siç është Blac Chyna, e cila ka një vajzë me vëllanë e Kim Kardashian.

Dream Renee ka veshur një palë këpucë itty bitty toes, me xixa, për disa foto për revistën People.

Blogerja e ka postuar foton duke shprehur gëzimin që një fëmijë i njohur si Dream ka veshur këpucët e markës së saj.

T mobile In article [4]